| 
 | Dr. Rexhep Murtez Shala geboren 1958 in Trudë / Kosova, vom Beruf Prof. Dr. der Philologischen Fakultät in Prishtina - Republik Kosova e-mail: shala@shqip.de |
Fushat e studimeve të tij (dhe e ligjerimit) janë: 1.Teoria e letërsisë 2.Analiza e tekstit
Rexhep Murtez Shala gjithashtu është edhe shkrimtar, kryesisht shkruan prozë.
Publikimet e tij janë:
1. Shala, Rexhep M.:"EX LIBRIS-moderna pashkiane", PAPYRUS, Prishtinë, 2000
Në këtë studim shtrohen probleme: modelimi i tekstit, pikëshikimi modelues modern, çështje të narratologjisë si dhe aplikimi i tyre në veprën e Pashkut...
2. Shala, Rexhep M.: "CD LIBRIS- antidrama e autorit", PAPYRUS, Prishtinë, 2001
Libri ka strukturë post-moderne mixte midis eseut dhe intervistës së improvizuar me krijuesin A. Pashku, me ç'rast interpretohet botëkuptimi i krijuesit mbi botën dhe letërsinë..
3. Shala, Rexhep M.:"THEORY-komunikimi modern", PAPYRUS, Prishtinë, 2001
Studimi shtron kategoritë themelore të teorisë së komunikimit modern siç janë kultura e sjelljes, kultura e sjelljes moderne, dhe komunikimi modern...
4. Shala, Rexhep M.:"PAPA-global wor(l)d", PAPYRUS, Prishtina, 2002
Ky është roman prej 393 faqesh ku shtrohet para së gjithash e kaluarja, e tashmja dhe e ardhmja e njerëzimit në luftën e përhershme midis të mirës dhe të keqës, midis globalizmit dhe antiglobalizmit, midis gjeneratës njerëzore dhe trajtave serike të klonuara, midis krijuesit dhe antikrijuesit etj.
5. 'Notes- teoria e metakomunikimit'
'Notes- teoria e metakomunikimit' është një ditar i meditimit mbi teorinë, krijimin dhe komunikimin si model triadik i metakomunikimit; në esencë: a) nuk ekziston rregull që nuk e përligjë një modalitet të krijimit ose një projeksion të modalitetit të krijimit; b) nuk ekziston krijim, i cili nuk e përmban së paku një ligjësi; që nuk krijohet mbi një sistem rregullash, pavarësisht a janë ato neokonvenca intencionale të krijuesit, apo konvenca/arhikonvenca të përsëritura përmes imitimit; dhe c) nuk mund të paramendohet komunikimi që do ta përjashtonte ligjësinë- si kodifikim dhe krijimin- si proces të prodhimit të formave dhe të përmbajtjeve; në këtë kauzalitet dinamik verifikohet dhe kodifikohet natyra e teorisë, e krijimit dhe e komunikimit në suaza të teorisë së metakomunikimit...
| |